Në qender të Athinës është gjetur një fëmijë rreth dy vjeç i braktisur në karrocën e tij

Greqi

Një fëmijë rreth dy vjeç është gjetur sot i braktisur në karrocën e tij, jashtë Muzeut Arkeologjik në rrugën Patision. Kjo është një vajzë e vogël.

Fëmija u pikas nga një grua kalimtare e cila lajmëroi nëpunësin e muzeut dhe më pas atë në Polici.

Menjëherë është njoftuar policia dhe fëmija dy vjeçar është transportuar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia” dhe sipas vlerësimeve të para është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rastin e ka marrë policia e Exarcheion në Athinë