NESER NË HIMARË KREU I OPOZITËS GREKE STEFANOS KASSELAKIS

Aktualitet

Ditën e enjte 09/05/2024, kreu i opozitës Stefanos Kasselakis do të bëj një vizitë në Himarë dhe kryesisht në fshatrat e minoritetit grek. Ai do të takohet me banorët edhe me biznesmenët minoritarë për problemet e tyre.

Në orën 09:30 të mëngjesit, pritet që Kasselakis të hyjë në Shqipëri ku më pas do të vizitojë shkollën në Bularat, varrezat dhe më pas zyrat e bashkisë së Dropullit në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.

Mësohet se vizita e tij bëhet në kuadër fushatës të takimeve për kandidatët e propozuar për eurodeputetë në Parlamentin Europian, bëhet në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve kohet e fundit nuk kanë qenë fort të mira, bëhet gjithashtu si një përgjigje  ndah  kryeministrit shqiptar EDI RAM që ka programuar një takim me shqiptarët më 12 Maj në Athinë.