NIS ZBATIMI I PENSIONEVE PËR SHQIPTARËT NË ITALI

Aktualitet

Nga dita e sotme, 1 korrik 2025, nis zbatimin marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mes dy vendeve për shtetasit shqiptarë dhe italianë, një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar prej vitesh në Itali, por edhe italianët që punojnë në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo sjell tashmë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet.

”Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut. Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre”,-shkruan Rama.