50 EURO KOSTOJA E VOTËS – A DO TË VOTOJË DIASPORA NË 2025?

Aktualitet Kryesore

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, thotë se vota e Diasporës nuk do të realizohet në vitin 2025 nëse Kuvendi nuk përmbyll ndryshimet për Kodin Zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar.

Palët të interesuara për votën e diasporës. Kuvendi i Shqipërisë t’i përmbyllë ndryshimet të paktën për këtë çështje brenda fundit të muajit korrik, nëse nuk do të kemi kuadrin ligjor të plotësuara me siguri të plotë ne nuk do ta realizojmë votimin nga Diaspora për zgjedhjet e vitit 2025. Do të jetë thuajse e sigurt që ne nuk mund ta kemi votimin nga jashtë nëse ndryshimet nuk behet në fund të këtij sesioni“- tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me koston e votës së diasporës, Celibashi tha se ka kosto që fillojnë nga 20 euro, por mund të arrijnë deri në 50 euro.

Ka kosto të cilat shkojnë nga 20 euro për votues nga 45-47 Euro por edhe më shumë. E para do të duhet të vlerësohet nëse do të duhet ti paguajë shtetit shqiptarë apo një pjesë votuesi i cili banon jashtë terrorit të Shqipërisë dhe ka interes për të votuar”, tha Celibashi.

Por do vije një ditë që Diaspora do të votojë dhe keta qe na qeverisin sot do të japin llogari morale dhe ndoshta penale për kufizimin e te drejtes se votes së emigranteve, një e drejtë që mbështet në KUSHTETUTËN e SHQIPËRISË.