Padia e gazetarit të njohur grek kundër Mitsotakis – “Do të gjykohet ashpër nga historia”

Greqi

Gazetari i njohur grek Kostas Vaxevanis ka paditur Kyriakos Mitsotakis, pas deklaratave të kryeministrit në Parlament, ku ai anashkaloi prezumimin e pafajësisë, duke e cilësuar gazetarin dhe kolegët e tij si një bandë dhe një botë të krimit.

Siç raporton documentonews.gr, “sipas parashikimeve të ligjit, për deklaratat e kryeministrit përveç Mitsotakis përgjigjet edhe shteti grek dhe për këtë do të bëhet padi në gjykatat administrative, por personalisht vetë Mitsotakis dhe për ndaj tij është ngritur një padi pranë Gjykatave Civile.

Gjithashtu, për një sërë shkeljesh të ndodhura ndaj Kostas Vaxevanis, do të bëhet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Kostas Vaxevanis thekson se “Mitsotakis do të gjykohet ashpër nga historia.

“Ai është i vetmi kryeministër që me fjalën e tij në Parlament i quajti gazetarët anëtarë të bandës duke ndërhyrë në Drejtësi.

Ai abuzoi me çdo nocion të prezumimit të pafajësisë dhe përdori pozicionin e tij si kryeministër për të goditur një gazetar me të cilin nuk mund të merrej.

Por vendosa të gjykohet edhe nga gjykatat”

Burimi : tribune.gr