Papadopoulos: Tërmetet e forta në rajonin e Korintit përsëriten çdo 25-30 vjet, jemi në 27-tën

Greqi

Mund të flasim vetëm për statistika. Të dhënat që kemi që janë të pakundërshtueshme na tregojnë se tërmete të forta me magnitudë 6 e më shumë në Gjirin Korintik përsëriten çdo 25 deri në 30 vjet. Jemi në 27 vjetë

Tërmeti i fundit i fortë i këtij lloji ka qenë në Aigios në vitin 1995”, theksoi Gerasimos Papadopoulos për ERT, duke folur për aftësinë e Korintit për të “dhënë” tërmete të mëdha.ka thënë sizmologu grek në televizionin kombëtar ERT.

“Unë mendoj se është përgjegjësi e shkencëtarëve t’u kujtojnë rrezikun, sepse rreziku nuk largohet nëse ne nuk ua kujtojmë atyre,” tha ai.

“Unë konstatoj mungesën e parandalimit në nivel lokal nga organet vendore, siç janë kryesisht bashkitë, të cilat me ligj janë të mandatuara për të përgatitur terrenin dhe për të përgatitur njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe prandaj mendoj se duhet të intensifikojmë vëmendjen”, shpjegoi ai dhe theksoi se shumë herë arsyeja që nuk ka parandalim ndaj tërmeteve është se qytetarët dhe autoritetet shtetërore i kushtojnë vëmendje problemeve më të “prekshme”.