Blendi KOKA / Ajo që ka ndodhur sot në disa media pranë qeverisë është në kufijtë e çmëndurisë. Me kusht që denoncuesit e barbarisë së ish hetuesit gjakatar të komunizmit të diskretitohen. Media tematike e guvernës ka publikuar sot një dosje imagjinare dhe pa asnjë fakt të dy personave që kanë dalë publikisht e kanë denoncuar krimet me veshjen e hetuesit të djeshëm, të ministrit të brëndshëm të nesërm.
Ndërsa njerin e nxorrën kriminel kalibri, gruan që denoncoi e kanë akuzuar deri edhe si vrasëse e vëllait të vrasësit të burrit. Duke mos publikuar asnjë fakt mbi këto “investigime” siç i quan pronari aktual i gazetës (me dorën e botuesit të saj), ky lajm rrezikon të prodhojë një zinxhir tjetër vrasjesh për gjakmarrje, ndërsa gruaja që ka denoncuar është e llahtarisur në Gjermani për çfarë i kanë parë sytë, e i kanë dëgjuar veshët sot dhe për atë që i kanoset të afërmve të saj nga kjo baterdi e inskenuar si investigim.
Një shkrim investigativ i denjë për dosjet halucinante të hetuesisë së dikurshme, nuk është e vështirë të kuptohet se nga ka dalë e kush e ka hartuar.
Sot media shënoi një tjetër ditë të turpshme dhe akoma më të rëndë se turpi, media u kthye mbrapsht në kohën kur me keqpërdorimin e saj iu vu flaka Tropojës. Sot (larg qofte) rradhën duket se e ka Kruja!… E pse?!…
p.s…për të vetmen fatkeqësi se dikur pati si xhelat-hetues atë që e mbështeste kokën me krenari tek kraharori i Enverit…