Është krim të jesh gazetar në Shqipëri ?…

2173

GERTI NE FOCUS-2Urim GJATA   /  Historia ka treguar se qenia e gazetarit në Shqipëri përbën një krim me kuptimin e plotë të fjalës, kur gazetari kryen detyrën e tij në rrugë profesionale, në atë të informimit të panjëanshëm. Por kur gazetari nuk është aleatë me politikën e qeverisë atëherë ai sëbashku me familjen e tij ndihet i rezikuar jo vetëm përball plumbave të kallashnikov-it,  por edhe përball bombave. Rasti i mëposhtëm i gazetarit Gerti Xhaja tregon qartë edhe njëherë sesa janë të lidhura gjerat njera me tjetrën, thuaj se përbëjnë një rast unik ? E verteta është se asgjë nuk është e rastit!.

Gazetari i (News 24 dhe A1 Report) Gerti Xhaja i bashkohet listës së gjatë të gazetarëve të kërcënuar dhe të dhunuar, të largimit nga Shqipëria në sigurimin e jetes së familjes së tij, një largim që padyshim tregon se në cfarë gjëndje po përballet sot media e lirë. Ai i bashkohet listës së gjatë në kërkim të azilit politik, 28 Qershori ndryshoi modelin e jetes se tij, ku jeton më se një vit jashtë vendit…

Konkretisht, një muaj pas hedhjes së bombës në banesën në Lushnje të familjes së gazetarit Gerti Xhaja, policia dhe prokuroria nuk kanë shoqëruar apo vënë në akuzë ndonjë të dyshuar për ngjarjen. Madje dhe në komunikatën e Ministrisë së Brendshme ku ngjarja pasqyrohet e cungular, duket se ekspertët janë munduar më shumë të gjejnë hapësira tek gjëndja teknike e granadës për ta zhvlerësuar dhe mbyllur si ngjarje sesa për ta hetuar dhe zbardhur atë.

 

makina e shkaterruar nga bombaTë gjitha dyshimet të kthejnë në vitin 2014 kur gazetari Gerti Xhaja dhe grupi i tij i xhirimit u sulmuan me armë, u rrëmbyen dhe u mbajtën për 15 minuta peng për shkak të raportimeve për fshatin kultivimit dhe përpunimit të drogave, Lazarat. Fshat në të cilin pas ngjarjes së gazetarit policia deklaroi se asgjesoi drogë me vlerë 6.2 miliardë euro.

Granada është gjetur në oborrin e banesën nga Ditër Xhaja, ndërsa dallohej trajektorja e hedhjes së saj nga jashtë rrugës për në drejtim të banesës. Banesa dykatëshe ndodhet në anë të rrugës së njohur si Unaza e Madhe e Lushnjes, pranë “stacionit të trenit”.

Ngjarja nuk është bërë publike dhe është munduar të mbahet e fshehtë pavarësisht rëndësisë së saj.

Familjarët u morën në pyetje nga policia pas ngjarjes, por këtu duket se filloi dhe mbaroi hetimi i policisë. Sipas burimeve policore, grupi i ekspertëve vlerësoi se granada ka pësuar shpërthimin fillestar, atë të ndezësit. Vjetërsia dhe disa dëmtime për shkak të saj kanë qenë fat për familjen Xhaja duke ndikuar në mosrealizimin e shpërthimit të plotë.

Kërcënimet që vijuan edhe pas sulmit me armë ndaj gazetarit Xhaja, e detyruan këtë të fundit të braktiste karrierën e të largohej jashtë vendit. Ndërsa autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje nuk janë vënë ende para drejtësisë.

Ky është rasti i parë që objekt i sulmeve bëhet familja e gazetarit, ccka tregon se organizata kriminale vijon aktivitetin e saj dhe për më tepër është e vendosur t’i shkojë deri në fund hakmarrjes ndaj gazetarit.

Gazetarët që kanë lënë Shqipërinë

  • Hamza Hatika iu “bashkua” gazetarëve të larguar nga Shqipëria
  • Fatos Mahmutajt (“ABC News”) i plagosur në ngjarjet e rënda të 21 janarit 2011
  • Gerti Xhajës (A1Report), të kërcënuar pas operacionit kundër mbjelljes së bimëve narkotike në Lazarat në qershor 2014,
  • Edmond Deliu gazeta “Ballkan”, “Rilindja Demokratike”, “Atdheu”

Të kërcënuar

Habjon Hasani u qëllua përpara redaksisë së gazetës “Shqiptarja.com” në 2012 për një çështje pastrimi të qytetit të Tiranës

Artan Hoxha u kërcënua me jetën e djalit dhe të tijën sepse dëshmoi se kishte njoftuar deputetin Tom Doshi me dyshime për ta vrarë në qershor 2014 dhe për rastin e zbulimit të një laboratori kokaine në Xibrakë të Elbasanit.

Gazetari Spartak Koka (Hoxha dhe Koka janë të televizionit “News 24”) është kërcënuar nga drejtues të policisë.

Elio Laze (televizioni “Channel One”) në 2015 është goditur nga truprojat e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas një rasti denoncuar të rrezikshmërisë së hedhjes së mbetjeve spitalore.

Entuela Çapani dhe Syrjeva Berberi, në mars 2015 me tekstin në SMS telefonike “Punë e bukur zonjusha gazetare, por do takohemi shpejt dhe do ta shikojmë sa e zonja je” në televizionin “Agon” në Tiranë denoncuar raste dyshimi të përfshirjes së trukimeve të ndeshjeve nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe më pas të një futbollisti shqiptar në një televizion në Suedi”.

Telnis Skuqi në Gjirokastër në jug të Shqipërisë u kërcënua me jetën e tij dhe të vajzave duke i lënë në derë edhe një kokë të prerë deleje, nga zyrtarë të pushtetit (siç raportoi në komisionin e Kuvendit për Media) në vjeshtë 2014.

Erisa Zykaj korrespondenten e televizionit “ABC News” në Bruksel (Belgjikë) ofendohet nga Kryeministri Edi

Ardian Krasta Gazetari dhe moderatori (“TV Agon”), u raportua të ishte goditur, sharë dhe kërcënuar nga kryeministri Rama në një mbrëmje ku ishin të ftuar të dy.

Artur Çani (TV “News 24”) nëntor 2014 u kërcënua me armë pistoletë në hyrje të banesës së tij në Tiranë gazetari

Altin Goxhaj, avokat (ish-botues i gazetës “Apolitika” nga vitet 93-94), është shoqëruar shumë herë dhunshëm në policia gjatë 2-3 vjetëve të fundit.

Familjarë të gazetarit tjetër Arjan Çani u kërcënuan ndërsa ai ishte në një emision televiziv në “Top Channel”, duke akuzuar ministrin e sotëm të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Në asnjë nga këta raste autoritetet e rendit, sigurisë dhe hetimit nuk kanë dhënë ndonjë rezultat ose pak (përfshi marrjen në mbrojtje të gazetarit Artan Hoxha).

Hamza Hatika, fotoreporter, kameraman dhe gazetar, është goditur nga një oficer i Gardës së Republikës

Vallë a ka ndonjë ligj qe mbron këta gazetarë nga dhuna dhe kërcinimi për jetën e tyre ?

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: