Polici grek i arrestuar që vodhi dy emigrantët: “E bëra sepse jam i varur nga lojërat e fatit”

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur diten e enjte dhe oficeri i policisë u arrestua të premten ku më pas ka kërkuar falje.

Një oficer policie u arrestua të Premten i cili vodhi një shumë prej 600 eurosh duke i marrë ato nga dy çanta emigrantësh gjatë kontrollit në Qendrën e Parandalimit të Huajve.

Jam i varur nga lojërat e fatit dhe e kam pasion u tha polici i arrestuar  kolegëve të tij, ku ai i vodhi 600 euro emigrantit, në PROKEKA (Qendra për Parandalimin e të Huajve) në Korinth. Ngjarrja ka ndodhur diten e enjte dhe oficeri i policisë u arrestua të premten

Sipas informacioneve nga Newsbomb.gr, polici e pranoi veprimin e tij tek oficerët e policisë që ndërmorën hetimin, kërkoi falje dhe deklaroi se ai kurrë nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë, nëse nuk do të kishte një pasion dhe varësi nga lojërat e fatit.

Qëllimi i tij, sipas burimeve të policisë, ishte të merrte paratë dhe më pas të shkonte të luante në lojrat e fatit.

Ditën e enjte, oficeri i policisë hyri në zonën ku sendet personale të të arrestuarve janë mbyllur në PROKEKA, (Qendra për Parandalimin e të Huajve) Korinth. Ai përzgjodhi rastësisht disa çanta, i hapi dhe pastaj hoqi 600 euro nga dy vende të ndryshme.

( Qendra e Parandalimit të Huajve në Korinth)

300 euro i përkasin një të burgosuri dhe 300 të tjerat një tjetri. Informacioni thotë se në këtë zonë ai nuk kishte arsye të shkonte, pasi kjo bëhet vetëm kur ka një urdhër hetimi.

Një grua policie vuri re lëvizjet e kolegut të saj dhe njoftoi kreun e PROKEKA -s. Zyra e Brendshme u informua më pas, e cila arrestoi oficerin e policisë, i cili u shfaq i penduar për kolegët e tij. Një çështje u ngrit kundër tij me akuzën e përvetësimit të parave ndaj të burgosurve.