Portieri 20-vjeçar i Kombëtares Shpresa, firmos për 3 vite me Partizanin

Futboll

Tashmë është zyrtare, Vokli Laroshi do të jetë portieri i ri i Partizanit. Gardiani 20-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ‘’demat’’ duke bërë një hap të madh në karrierë.

Prej kohësh Laroshi stërvitet me ekipin e Partizanit, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i tij. 20-vjeçari ishte më parë pjesë e Turbinës ku mbante dhe shiritin e kapiteni, gjithashtu është dhe portieri i Kombëtares Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.