Ky muaj do të jetë shumë intensiv dhe me largime masive brenda Partisë Socialiste.
Kongresi i PS më 9 prill, do të shkarkojë të gjithë kreret aktuale të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të muajit maj. Me këtë lëvizje, Rama synon t’i hapet rruga riorganizimit me prurje të reja brenda PS-së dhe nisjen e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.
Kongresit i ditës së shtunë do t’i paraprije mbledhja e Asamblese së Përgjithshme të PS që do të zhvillohet ditën e mërkure, mbledhje në të cilën do të përcaktohet e gjithë axhenda e Kongresit.