Rama për median Greke: Ja si do veprojmë me Belerin! Çfarë do të ndodhë nëse nuk betohet…

Politika

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme në një intervistë për median greke “Kathimerini”, ka zbuluar se çfarë do të ndodhë me çështjen ‘Beleri’.

Rama u shpreh se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit.

“Nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. Ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, duhet të presim gjyqin. Mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm. Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra”
, tha Rama.