RAMA: SECILI TË PAGUAJ SIGURIMET SHOQËRORE ! TË JAPIN ATË QË U TAKON PENSIONISTËVE

Sociale

Për kryeministrin Edi Rama, situata me pensionet është një çështje që nuk varet vetëm nga puna e qeverisë.

Ai tha këtë të Hënë gjatë bashkëbisedimit me pensionistët, se që skema e re të funksionojë nevojitet që të paguhen në mënyrë korrekte sigurimet shoqërore.

 

Kjo nuk është një çështje e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë, është çështje e përbashkët e shoqërisë, e të gjithë atyre që në Republikën e Shqipërisë fitojnë para. Me një pagë sado të vogël, me një biznes sado të vogël, brenda atij fitimi kanë detyrimin ligjor të japin atë që u takon pensionistëve përmes skemës. Që ne të rrisim kapacitetin për të pasur në vijim një rritje të qëndrueshme, duhet patjetër të rrisim kontributet dhe ta imponojmë atë për ata të cilët, fitojnë për vete dhe më vjen keq, por duhet ta them që vjedhin pensionistët, duke mos paguar për sigurimet shoqërore!”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Po shqyrtojmë mundësinë e rritjes se bonusit të fundvitit, bazuar në kapacitetet financiare që ka vendi ynë. Synon të lehtësojë barrën financiare”, tha Malaj.

Më tej ai shpjegoi edhe funksionimin e skemës së re të pensioneve.

“Në terma afatgjatë është krijimi i një skeme të qëndrueshme, që do të garantojë rritjen e qëndrueshme. Indeksimi me 4.1% nuk ka të bëjë me reformën që duam të bëjmë ne në skemën e pensioneve”, shtoi ministri.

Kurse ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe dha detaje të tjera për këtë sfidë siç e quajti ai.

Kur kam folur me kryeministrin Rama, sfida kryesore ishte shqetësimi për rritjen e pensioneve. Mbi 1/5 e buxhetit të shtetit shkon për pensionet dhe me pjesën tjetër duhet të realizohet çdo gjë tjetër. Që të na dalin llogaritë, duhet që për një pension të kemi 2-3 të punësuar, ndërkohë që aktualisht është 1 me 1. Po punojmë fortë dhe sot jemi më pranë se kurrë për ta zgjidhur dhe korrigjuar situatën e pensioneve. Jemi shumë të angazhuar për tolerancën 0 ndaj deklarimeve fiktive”, u shpreh ministri.