Raporti i KE: Borxhi publik i Shqipërisë u rrit me 14.8% për 2010-2015

971

BORXHI NE FOCUS-2

Shqipëria futet në grupin e vendeve në të cilat përqindja e borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka shënuar rritje të shpejtë në pesë vitet e fundit në krahasim me vendet e tjera europiane dhe atë në rajon.

Komisioni i Europian në të dhënat krahasuese për vendet e zgjerimit vë në dukje se borxhi publik i Shqipërisë pësoi rritje me 14.8 pikë përqindje nga viti 2010 në vitin 2015. Kjo rritje ka qenë më ulët në Maqedoni, Turqi dhe Bosnje dhe më e lartë në Malin e Zi dhe Serbi.

Borxhi i Shqipërisë arriti në fundin e vitit 2015 në 72.5% të  PBB-së nga 57.7% që ishte në vitin 2010.

Borxhi i Malit të Zi u rrit në  pesë vite me 22.4 pikë përqindje, duke arritur në 63.3% të PBB në fund të vitit 2015 nga 40.9% në vitin 2010.

Rritje të lartë shënoi edhe borxhi i Serbisë me rreth 35,6 pikë përqindje, duke arritur në 76.4% e PBB-së më 2015 nga 40,9% që ishte më 2010.

Borxhi i Bosnjës pësoi ritme të ulë ta rritjeje, duke u renditur gjithashtu si vendi me detyrimet më të ulë ta publike në raport me PBB-në në rajon. Në të kundërt, vetëm borxhi publik i Turqisë ka shënuar ulje. Komisioni Europian ka vënë në dukje se për periudhën 2010-2015, vendi i ka ulur detyrimet me 9.6% të PBB-së.

Borxhi publik në 28 vendet anë tare të Eurozonës u rrit me 6.7 pikë përqindje, duke shënuar 85.2% të PBB nga 78.5% që ishte në  vitin 2010.

Sipas të dhënave shihet se Shqipëria dhe Serbia ka nivelin më të lartë të borxhit publik ndër vendet e tjera të rajonit./REVISTA MONITOR/

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: