Reth zhurmës e debatit…

Opinion

Opinion nga Festim Zaçe /

Zhurma e krijuar ditët e fundit rreth takimit së ditës së shtunë në Ambasadën Shqiptare në Athinë mes përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe Komunitetit shqiptar në Greqi më nxiti të kujtoj se: Shoqatat apo grupimet e tyre në një organizëm më të lartë si psh Federata = Komuniteti janë organizma shoqërore (e thotë dhe emri) që funksionojnë sipas statutit të tyre, i cili miratohet sipas rregullave e ligjeve të vendit ku veprojnë.

Aty përcaktohen qartë të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Mes të tjerash nuk merren me politikë dhe nuk funksionojnë si parti politike.

Nuk janë organizma ligjvënëse dhe as ligj zbatuese.

Nuk ka NE dhe ATA

Nuk ka POZITË dhe OPOZITË

NUK ka NDARJE dhe BASHKIM

Kush mendon se ka ndarje dhe pastaj bashkim e krijon artificialisht që të jetë zgjidhja e shpëtimtari, apo dhe për të mos patur nëpër këmbë njerëz punëtore e të rregullt …

 Por çfarë bëjnë atëherë?

Konkretisht në Greqi. Në lidhje me atë që përfaqësojnë përveç të tjerash evidentojnë probleme dhe sugjerojnë zgjidhjet. Por kujt ja sugjerojnë?

Pushtetit që është ligjvënësi dhe ligj zbatuesi.

Pushtetin e ka politika.

Pra duhet të takohen me pushtetin të diskutojnë të shtrojnë problemet dhe pse jo të sugjerojnë dhe zgjidhjet.

Kjo u bë dhe të shtunën në Ambasadë. U diskutan problemet dhe priten zgjidhjet.

Lexova diku që problemet janë evidentuar, dhënë e kërkuar shtetit për zgjidhje në 2013 apo në 2018 ministrit të diasporës etj. Dhe nuk është bërë asgjë. Çuditet dikush dhe shkruan “pse të shtunën e bëtë ju këtë gjë”?

Së pari kjo është bërë që me fillimet e arganizimit të emigracionit shqiptar në Greqi me të dyja shtetet Shqipëri dhe Greqi. Historia e Komunitetit shqiptar në Greqi nuk fillon atë ditë që dole secili Ti për mejdan. Jeta vazhdon me gjith problemet që lindin e zgjidhen çdo ditë. Disa probleme i zgjidh koha. Disa shteti. Disa nuk zgjidhen, ose zgjidhen pas shumë kohësh.

Psh gjendjen në Ambasadë e zgjidhi shteti duke gjetur njeriun e përshtatshëm Ambasadoren e sotme znj Luela Gila Hajdaraga e cila jo vetëm zgjidhi problemin e konsullatës me radhët e gjata etj, që i dimë të gjithë, por ka hapur Ambasadën për veprimtari të Komunitetit shqiptar që të mos vijmë rreth si çifuti në shkretëtirë, por dhe ka zgjidhur atë që ne kemi kërkuar kaq vite, Takime me shtetin shqiptar. Ne ankoheshin pse nuk vijnë të na takojnë.

Pse vijnë e nuk na takojnë.

Aq sa jemi detyruar të shkojmë në Tiranë ti takojmë. E pra tani që sa herë vjen një përfaqësues I shtetit takohet me Komunitetitin ne e keqinterpretojmë!!!!!

Ankoheshim gjithmonë shumë vite , pse nuk ka punonjës në Ambasadë nga ne, nga emigracioni. Pse vijnë nga Shqipëria.

Ja u zgjidh dhe ky problem. Koordinatorja për emigracionin është nga ne një vajzë e re dhe e ka bërë më së miri koordinimin. Disa punonjës në Ambasadë dhe konsullatë janë nga ne që punojmë e jetojmë në Greqi.

Ka probleme të tjera plot. I kemi kërkuar I kërkuam e do t kërkojmë të zgjidhen. Jo nga fb por aty në takim zyrtar.

Dhe kjo zhurma e diskutimi në fb ka të mirat e veta. Kjo është e mira dhe e bukura, diskutojmë thjesht pa u share e ofenduar (se dhe sharje e ofendime kemi parë plot që unë mendoja në të qëllimta për të larguar intelektualët e vërtetë dhe të mos afrohen të rinjtë) duke thënë secili mendimin e vet.

E kështu korrigjohen dhe gabimet. Dalin dhe të vërteta që harrojnë e I thonë. Unë mësova psh disa.

Marrë nga Facebook.