Revista amerikane NATIONAL INTEREST shkruan për Shqipërinë

1039

revista amerikane-2Shqipëria   ky aleat kyç në  Ballkan ka nevojë  për ndihmën e Amerikës. Shqipëria e ka provuar miqësinë e saj ndaj SHBA-ve.Tashmë është koha që SHBA të qëndrojë pranë miqve të saj të vegjël nëmomente të vështira. Pavarësisht   përmasës   së   vogël   të   vendit   dhevendndodhjes   së   tij   strategjike,   angazhimi   i   SHBA-ve   në   rajon   dhe veçanërisht në Shqipëri duhet të mbetet i qëndrueshëm, afatgjatë dhesistematik në promovimin e paqes, sundimit të ligjit, kontrollit të kufijve dhe zhvillimit ekonomik. Ndërsa   mbetet   e   fokusuar   tek   lojtarët   kryesorë rajonalë dhe globalë, SHBA nuk duhet të harrojë miqtë e saj. Edhe nëse të vegjël në përmasë, vendndodhja dhe roli i tyre në parandalimin dhe kontrollin e valës së paprecedentë të migracionit.

Shqipëria   është   në   mes   të   një   reforme   tërëndësishme   në   sistemin   e   drejtësisë   dhe   me   qëllim   luftën   kundërkorrupsionit  është   përfshirë   edhe   në   ngritjen   e   Byrosë   Kombëtare   të Hetimit, bazuar mbi modelin e FBI-së amerikane, e cila do të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe terrorizmit.

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, i cili ka luajturnjë rol të rëndësishëm moderues në përfundim të luftërave në Ballkan ,duke vizituar Serbinë dhe vendosur urat e komunikimit, thekson nevojënpër më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të kontrolluar flukset e refugjatëve.

Analisti i çështjeve ndërkombëtare pranë Këshillit Amerikan të Atlantikut, Ariel Cohen, në një artikull mbi Shqipërinë të botuar në revistën prestigjioze amerikane National Interest, me titull “Ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës” shkruan se parashtrimi i Presidentit Obama mbi prioritetet e politikës së jashtme, i elaboruar gjerësisht në artikullin e hollësishëm të Jeffrey Goldberg për revistën Atlantik, përfshin fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm rajonale si Irani dhe Arabia Saudite. Cohen shkruan se është e kuptueshme që Presidenti i SHBA-ve të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës me shqetësimet që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia Lindore, por nëse ai dhe këshilltarët e tij për mbrojtjen synojnë të angazhohen në një strategji afatgjate për parandalimin e konflikteve në politiken e jashtme, ata duhet të shohin jo më larg se Ballkani, për të cilin flitet pak ose aspak, sepse rajoni përbëhet nga vende të vogla me potencial të madh pozitiv, por edhe destabilizues si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia. Nëse administrata e SHBA kërkon të ruajnë një Europë të qëndrueshme dhe të kenë kontroll më të madh mbi krizën aktuale të refugjatëve, duhet që patjetër të ketë një vëmendje më të madhe ndaj Ballkanit. Për më tepër, për të mbajtur Rusinë larg shtrirjes së ndikimit të saj në Ballkan dhe të kufizuar vetëm në sferën e saj të influencës në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, sikurse PresidentiObama sugjeron, është koha për t’i kushtuar më shumë vëmendje Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti.Vitin e shkuar mbi një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe vende më të largëtasi Afganistani, Bangladeshi, Eritrea, Libia, Sudani i Jugut dhe Jemeni mbërritën në Evropë përmes Ballkanit.

Një migracion i përmasave të tilla ka potencial destablizues për vendet e vogla, veçanërisht ato që nuk janë ende anëtare të BE-se. Burimet dhe kapacitetet e tyre institucionale janë të limituara dhe një krizë e tillë vendos në provë të gjithë kompozicionin shoqëror të këtyre vendeve.Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë e njeh shumë mirë këtë situatë. Në një interviste ekskluzive për National Interest ai tha:Kufijtë natyrorë, malorë ende parandalojnë refugjatët të shohin Shqipërinë si një vend tranziti, por nëse situata nuk trajtohet me vëmendjen e duhur rrezikon të jetë vetëm një çështje kohe përpara se organizatat kriminale të trafikantëve të vendosin lidhjet mes tyre për të shfrytëzuar këtë situatë. Kjo do të kishte efekte të mëdha destabilizuese për rajonin e Ballkanit, perspektivën e tij integruese dhe do të përfaqësonte një shqetësim të mëtejshëm për Evropën.Refugjatët dhe terroristët janë dy çështje që shpesh përzihen me njëra-tjetrën në Ballkan. Terroristët islamik janë të vendosur të infiltrojnë në Evropë përmesflukseve të refugjatëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit. Ekstremistët janë të vendosur dhe organizuar për t’i kaluar kufijtë më shpejt sesa informacioni i nevojshëm për t’i parandaluar ata. Vende të veçanta të Ballkanit ballafaqohen me barriera ligjore dhe burokratike në çështjet e shkëmbimit të informacionit të inteligjencës.Valë masive dhe të padëshiruara refugjatësh rrezikojnë të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.Në shumë vende evropiane, parti dhe përfaqësues politik reagojnë me frikë dhe urrejtje. Ekstremistët e të djathtës nacionaliste po e shfrytëzojnë këtë realitet dhe përmes retorikës së ashpër mund të kufizojnë opsionet politike të vendeve evropiane dhe lidershipit të BE-se për përballimin me efikasitet të krizës.Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm moderues në përfundim të luftërave në Ballkan, duke vizituar Serbinë dhe vendosur urat e komunikimit, thekson nevojën për më shumë bashkëpunim nëfushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të kontrolluar flukset e refugjatëve.Ai bën thirrje për një bashkëpunim më të madh dhe efektiv në fushën e agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës, për të kontrolluar flukset migratore dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës anti-terrorizëm, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: