Egjipt: Shtatë vjet burg ish-ministrin për korrupsion

Bota

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me shtatë vjet burgim, ish-ministrin e Brendshëm Habib el-Antli, me akuzën fajtor për korrupsion, gjatë periudhës kur ishte ministër së Chosni Mubarak.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai u dënua për shpërdorim të parasë publike, dhe ekziston mundësia ligjore e apelimit. Ai liruar së bashku me ish-presidentin Mubarak, sëbashku me gjashtë të tjerë në vitin 2014 për akuza të lidhura me vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, që çoi në rënien e regjimit të Mubarakut.

Ish-Presidenti Mubarak, u lirua muajin e kaluar pas gjashtë viteve në burg dhe dhe u lirua nga akuzat e fundit për vrasjen e protestuesve /focusnews/