Rrugët e imigrimit, Shqipëria e dyta në Botë me 38.8%

1916

Lidhur me imigrimin, çeku Jakub Marian ka projektuar dy harta shumë interesante, të cilat e përshkruajnë përqindjet e sakta të emigrantëve në Evropë, të cilët kanë lëvizur dhe të jetojnë në jashtë vendit.

Harta është krijuar në bazë të të dhënave të OKB-së nga viti 1990 deri 2015 (Divizionit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara), si dhe në të dhënat e Eurostat-it mbi kërkesat për azil nga janari 2015 deri në qershor 2016 (që do të merren parasysh dhe pasojat e krizës së refugjatëve).

Siç tregohet në hartë nga Marian, numrin më të madh të migrimit e ka Bosnja, me 43.3% të popullsisë ka qenë e detyruar të largohet nga vendi, e ndjekur nga Shqipëria me 38.8%.

Në përgjithësi, vendet që kanë ngjyrën blu apo të kuqe në hartë janë ato vende që “humbasin” njerëzit e tyre për dekada të tëra. Interesante është hartimi i hartës së dytë i Jakub Marian, e cila tregon se ku shkuan  të gjithë këta emigrantë ekonomikë.

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: