Pak më shumë se tre javë para zgjedhjeve të 21 majit, përgatitjet janë duke u zhvilluar. Aparati shtetëror po vrapon për t’u përgatitur për votimin e parë dhe sipas MEGA-s, kostoja e zgjedhjeve të para do të arrijë në 85 milionë euro.
Kjo shumë do t’i shpërndahet stafit që do të ngrejë zgjedhjet, në furnizimin me material parazgjedhor dhe gjithashtu Forcave të Sigurisë që marrin përsipër të ruajnë integritetin e procesit.
Konkretisht:
-62 milionë euro do të ndahen për pagat e stafit që do të punësohet me zhvillimin e zgjedhjeve.
-8 milionë do të shkojnë për furnizimin me material zgjedhor si kuti votimi dhe artikuj shkrimi,
-15 milionë do të shkojnë për Forcat e Sigurisë të cilët do të jenë vigjilentë për ruajtjen e qendrave zgjedhore.
E njëjta kosto do të jetë edhe për kutinë e dytë të votimit që do të ngrihet në fillim të korrikut.
Vota e Diasporës
Ndërsa për emigrantët që kanë shprehur interes elektoral, ata do të ftohen të votojnë në 99 qendra votimi që do të ngrihen në ambasada, konsullata, godina dhe shkolla të komunitetit grek, në varësi të vendit ku jetojnë.