Rama nga Greqia: Duhet dhe mund të mbulojmë terrenin e humbur në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë

Greqi

Kryeministri shqiptar Edi Rama është shfaqur tejet optimist për ecurinë e marrëdhënieve greko-shqiptare nga Forumi Ekonomik Delphi.
Duke folur për gazetarin e CNNi, Fred Pleitgen, zoti Rama tha se sot “Jemi në bashkëpunim të ngushtë dhe ka një vullnet për t’i bërë gjërat së bashku. Marrëdhëniet mes qytetarëve në të dy shtetet janë shumë të mira dhe përfundimisht politikanët do të duhet të përshtaten me të. Zakonisht populli u paraprin përfaqësuesve të zgjedhur”.

Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të vogël të së shkuarës, duke vënë në dukje se gjatë mandatit të tij ka pasur dy momente të vështira në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë.

Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të vogël të së shkuarës, duke vënë në dukje se gjatë mandatit të tij ka pasur dy momente të vështira në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë.

E para kishte të bënte me përcaktimin e zonave detare. Tjetra ishte gjatë krizës financiare të Greqisë, e cila e përjashtoi atë nga rajoni dhe e detyroi të fokusohej tek vetja.Por, nën qeverinë e Mitsotakis Greqia është sërish një anëtare aktive e rajonit dhe kjo është pozitive pasi është një dimension kritik ekonomik.

Ai tregoi gjithashtu se ka marrëveshje për krijimin e një dhome greko-shqiptare, për të cilën tha se ishte ide e Simeon Tsomokos (kryetar i Forumit Delphi).
Kjo është diçka shumë pozitive sepse mund të forcojë marrëdhëniet tregtare të dy shteteve të cilat janë vërtet në nivel të ulët. Mund të ndihmojë në të gjitha fushat, nënvizoi ai.

Ne nuk kemi nevojë të anëtarësohemi në BE për të zhvilluar marrëdhëniet tona me Greqinë, përfundoi ai.Ne duhet të kompensojmë terrenin e humbur dhe të kompensojmë kohën e humbur.