Fredi S. MËRKURI / Sa…! Emigrant, flitet për ty, por pa ty e ti s’ke gojë. Rreth teje qysh nga 90′ e deri tani një mit i vërtetë ngrihet, por që ta shohë dikush atë duhet të ndjekë mjegullën rreth vetes.
Nuk është as një e as dy vjet periudha kohore brenda së cilës shtrihet kjo histori, por më shumë se një çerek shekulli, e nga vendi i vet emigranti ndër mënd i vjen një shtëpi gjysëm të mbaruar e me plot ëndrra brenda që ka lenur atje veç prindërve të plakur. Dhjetë ditë pushime të beharit ku të gjejë rastin të shlodhet, por as aty s’gjen dot rehat, pasi fandasma e pasaportës e ndjek nga mbrapa së bashku me kusure të tjera dhe me një mëndje e trup që s’di ku t’i lesh, s’di ku t’i cosh.
Po çfarë të bësh kur është vendi yt, nuk i hap dot vend inatit edhe atëhere kur duhet të porosisësh një kafe për të fituar të drejtën të shkosh në banje, qofsh fëmijë, grua apo i mushuar me probleme shëndetësore, pasi qeveritë që kaluan, si edhe kjo tani s’ju ka lënë vend problemeve ”vogëlsira” po përkundrazi, sipas tyre, ”eshtë koha për një Samit”.
Miti…! – OK, Forumi Ndërkombetar i Emigrantëve kur u mbajt në Athinë, z.Jorgo Papandreu shpalli një sër masash, të cilat menjëherë i futi në praktikë, atje bëri edhe deklaratën e famëshme se, emigrati është bekim për vendin, dhe kështu i erdhi në ndihmë emigrantëve. Aty ishin të ftuar shumë përfaqësues të shoqatave, e qysh atëhere rrjedha e ngjarjeve morri krejt ndryshe.
Tani pamë përfaqesuesit e shoqatave të Athines në një ”Samit” proteste, duke mbrojtur të drejtën e tyre normale. Sa për ambasaden, veprimtaria e saj është tepër monotone akoma edhe ne organizimin e festave kombëtare, të njëjtat gjera për çdo kohë. Të kujton menun e përbashkët të restorantëve të Shqipërisë, që kudo që të shkosh i njëjti gatim, paçe dhe pilaf.
Pra Samiti i Diasporës mbajtur në Tiranë, edhe?!