Sa – Miti i Diasporës

1078

SAMITI-FREDI

Fredi S. MËRKURI  /  Sa…! Emigrant, flitet për ty, por pa ty e ti s’ke gojë. Rreth teje qysh nga 90′ e deri tani një mit i vërtetë ngrihet, por që ta shohë dikush atë duhet të ndjekë mjegullën rreth vetes.

Nuk është as një e as dy vjet periudha kohore brenda së cilës shtrihet kjo histori, por më shumë se një çerek shekulli, e nga vendi i vet emigranti ndër mënd i vjen një shtëpi gjysëm të mbaruar e me plot ëndrra brenda që ka lenur atje veç prindërve të plakur. Dhjetë ditë pushime të beharit ku të gjejë rastin të shlodhet, por as aty s’gjen dot rehat, pasi fandasma e pasaportës e ndjek nga mbrapa së bashku me kusure të tjera dhe me një mëndje e trup që s’di ku t’i lesh, s’di ku t’i cosh.

Po çfarë të bësh kur është vendi yt, nuk i hap dot vend inatit edhe atëhere kur duhet të porosisësh një kafe për të fituar të drejtën të shkosh në banje, qofsh fëmijë, grua apo i mushuar me probleme shëndetësore, pasi qeveritë  që kaluan, si edhe kjo tani s’ju ka lënë vend problemeve ”vogëlsira” po përkundrazi, sipas tyre, ”eshtë koha për një Samit”.

Miti…! – OK, Forumi Ndërkombetar i Emigrantëve kur u mbajt në Athinë, z.Jorgo Papandreu shpalli një sër masash, të cilat menjëherë i futi në praktikë, atje bëri edhe deklaratën e famëshme se, emigrati është bekim për vendin, dhe kështu i erdhi në ndihmë emigrantëve. Aty ishin të ftuar shumë përfaqësues të shoqatave, e qysh atëhere rrjedha e ngjarjeve morri krejt ndryshe.

Tani pamë përfaqesuesit e shoqatave të Athines në një ”Samit” proteste, duke mbrojtur të drejtën e tyre normale. Sa për ambasaden, veprimtaria e saj është tepër monotone akoma edhe ne organizimin e festave kombëtare, të njëjtat gjera për çdo kohë. Të kujton menun e përbashkët të restorantëve të Shqipërisë, që kudo që të shkosh i njëjti gatim, paçe dhe pilaf.

Pra Samiti i Diasporës mbajtur në Tiranë, edhe?!

Mbas 26-të vjetësh emigranti gjithmon me kokën nga mbrapa, trupin duke vrapuar të paguajë kusuret që s’i detyrohet askujt por të tjerët ja ngarkuan dhe me një mendje që s’di ç’të bëjë. S’ka gjë, se kur ikëm Atdheun e morrëm me vete, pasi zemrën tonë lamë atje.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: