Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston ditën e sotme ditëlindjen, teksa kreu i qeverisë mbush 59 vjeç.
Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë. Ai mban mbi shpatulla një karrierë të gjatë si në politikë, në botën e mësimdhënies, si dhe në atë të sportit.
Rama është kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.
Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi. Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike. Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998, për shkak të varrimit të babait të tij Kristaq Rama, ai zyrtarisht filloi karrierën e tij politike.
Pas kësaj, ish-kryeministri Fatos Nano e emëroi atë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, Rama kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës. Rezultati i zgjedhjeve për kryebashkiak ishte një fitore për të, duke marrë gati 57% të votave totale. Gjatë mandatit të tij të parë, Rama është zgjedhur “World Mayor” (Kryebashkiaku i Botës) në 2004.
Në vitin 2013, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet.
Ndërkohë ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 247-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.
Lidhur me këtë ngjarje, mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë uroi 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një foto krah ish-presidentit Bill Clinton.