Portugalia aktualisht mban vendin e parë në grupin G me dy pikë më shumë se Shqipëria dhe Danimarka. Skuadra luzitane do të përballet në sfidat e shtatorit me Francën, një ndeshje pa vlerë pikësh, dhe me përfaqësuesen kuqezi. Tekniku i portugezëve 60-vjeçari Fernando Santos i njeh mjaft mirë kurthet që mund të rezervojë takimi i ‘Elbasan Arenës’, dhe e vlerëson maksimalsht sfidën në fjalë.
“ Tre Skuadra janë në luftë për të siguruar një vend në Europian. Përballja me Shqipërinë është mjaft e rëndësishme për ne. Shqipëria ka shanse reale për tu kualifikuar për më shumë që do të zhvillojë edhe një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera. Do të jetë një betejë e vërtetë, ku dua t’iu kujtoj se kuqezinjtë akoma nuk e njohin shijen e humbjes në këto eliminatore. Duhet të jemi të përqëndruar maksimalisht, pasi fitorja është i vetmi opsion që kemi “