Shqiponja shqiptare : Grekët “ dënojnë ” futbollistin Kone

1632

kone focus-1Shqiponja Shqiptare e imituar nga futbollistit grek 27-vjeçar Panajotis Kone vite më parë, ka indionjuar grekët, të cilët nga ana e tyre kanë  “kryqëzuar” këtë të ri më ashpër se kurrë ndonjëherë. Sondazhi i publikuar në faqen e internetit për Onsport. gr flet qartë për këtë. Pas Pajtim Kasamit, i cili në këpucët e tij kishte simbolin shqiptar dhe atë hollandez, këtë radhë për futbollistin Kone gjerat nuk po shkojnë dhe aq mirë. Mesfushori i Udinezes pat bërë disa muaj me parë me duart e tij formon Shqiponjën shqiptare, një shqiponjë që me sa duket është bërë tmerr i grekëve edhe në futboll. 27- vjeçari Panajotis Kone, futbollist i kombëtares greke ka lindur në Tiranë, Shqipëri, por në një moshë të re është e vendosur në Greqi. Ai filloi hapat e tij të parë në futboll  në Akademinë Olimpik, megjithatë, bëri debutimin e tij profesional për skuadrën AEK dhe më pas ai u transferua në skuadrën Iraklios. Që nga viti 2010 luan në Itali dhe veçanërisht në Breshia, Bolonjës dhe Udinese.Kone është lojtar me të gjitha grupmoshat U19 dhe U21 të Kombëtare greke, dhe që nga viti 2010 është lojtar i përfaqësueses greke, duke veshur fanellën 24 herë dhe duke shënuar vetëm një gol. Për këtë xhest të Panajotis Kone,  Onsports ka ftuar grekët  për të marrë qëndrim ndaj veprimtarisë se tij, aq sa dhe rezultati është  i mallkuar për Panajotis Kone, i cili për xhestin se formoi shqiponjën shqiptare me kryqëzimin e duarve ka marrë 87%  të komenteve negative…kone focus-2




Këtë e pëlqejnë %d blogues: