Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi.
21,099 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa prej fillimit të pandemisë janë shënuar 3,030,492 raste.
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID. Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 27,510 viktima. Sipas raportimeve, aktualisht janë të intubuar në spital 355 qytetarë.