Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hapur dritën jeshile për këstin e katërt prej 35.9 million euro për Shqipërinë, një kredi që thellon akoma më shumë borxhin ndaj këtij Fondi Monetar.
FMN-ja ka nënshkruar me qeverinë e kryeministrit Edi Rama, një marrëveshje për një kredi prej 300 milionë eurove, për t’u paguar në këste, vetëm nëse kriteret e përcaktuara për performancën financiare në lidhje me mbledhjen e të ardhurave dhe uljen e borxhit publik. Shqipëria duhet të ketë kujdes përball këtij bordi ekzekutin të FMN-së, pasi rastet e shumta kanë treguar se këto kredi të dhëna kanë patur plagë të thella. Kokretisht në 40 vende ku FMN-ja ka futur kthetrat e saj, kjo e fundit ka privatituar ujin e pijshëm duke futur në lojë anëtarët e këtij bordi. Por… pak rendesi ka kjo për qeverinë. Sipas njoftimit të rimëkëmbjes ekonomike të FMN-së Shqipëria vazhdon të ketë një farë rritje, por kjo rritje mbetet nën potencial e duhur. Shuma e kredive të këqija është një nga shqetësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar me FMN rreziku i programit vjen nga presionet e jashtme , kompleksiteti i reformave në sektorin e energjisë dhe nevoja për angazhimin e vazhdueshëm politik të rregullimit fiskal.
“Autoritetet e vendit duhet të parandalojnë deficitin buxhetor për vitin 2015. Reduktimi i borxhit kërkon angazhimin politik për të ruajtur konsolidimin e qëndrueshëm fiskal që filloi në vitin 2014,” raportet e përfshirë raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.