Poezi nga Odise Kote /
Sikur të ishe ti me mua, sikur të ishe
në rrezik si dikur mos të humbas.
Mes rrënojës së vetmisë dhe stuhive,
në gabimin e pandreqshëm në park.
Në vendet e errëta e të vogla të prekjes
ku këmbëve ngatërroheshin fijet e barit
gulçeve të panginjura të dehjes,
në gjëegjëzë lozonjare mëkatari.
Por kthimet kanë vdekur në prill a në maj,
shenjat anëbuzëve janë fshirë me kujdes.
Se ishe veç frymë, pa formë e pa faj,
shpejtësi marramendëse treni ekspres …
Prej harrimit ë vije, s’do desha gjë tjetër,
si Ulisi do bridhja stuhish për Itakë.
E di, gjithë kjo ështē veç gënjeshtër,
ende shoh ëndrra, besoj në fat …
Vëllimi “Më bredh në mend një lumë i egër”, 2023.