SOT, 1 TETOR BËHET VARRIMI I 50-VJEÇARES, E CILA HUMBI JETEN NË PUNË

Greqi

Sot, e diel 1 tetor, do të bëhet në Agios Charalambos Evinochoriou, varrimi i 50-vjeçares shqiptare e cila humbi jetën në punë.

Pasditen e sotme të afërm dhe miq do t’i thonë “lamtumirën e fundit” gruas fatkeqe.

50-vjeçarja jetonte në Messolonghi me vajzën e saj 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar. Ajo kishte dy vite qe kishte ardhur ne Greqi dhe jetonte me nenen e saj. Trupi i saj do të shtrihet në tempullin e shenjtë gjysmë ore më parë.

Gruaja fatkeqe kishte vetëm tre ditë që punonte në kasap. Ajo kishte shkuar për të pastruar makinën e mishit dhe në rrethana ende të pashpjegueshme, koka e saj dhe më pas dora e saj u bllokuan.

Autoritetet nga vendi i punës ku ndodhi aksidenti kanë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë për të dhënë përgjigjen se si është kapur saktësisht 50-vjeçarja në makinën që grin mishin.

Ata që e njihnin 50-vjeçaren flasin për një grua që punonte si pastruese në shumë biznese të zonës për të rritur dy fëmijët e saj.

Ana është viktima e 16-të nga komuniteti shqiptar që nga fillimi i vitit 2023 dhe viktima e 91 në tërësi. Problemi është se kush do kujdeset këndej e më pas për fëmijët e saj ?