SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Durrës

Aktualitet

Ra në ‘rrjetën’ e SPAK/ DETAJE nga arrestimi i Vangjush Dakos, oficerët i shkuan mbrëmë në banesë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me lëshimin e “urdhër arrestit” ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Dosja.al ka mësuar se prangosja e tij është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e tij në qendër të Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se si Dako, ashtu edhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre për çështjen e rindërtimit pas tërmetit.

SPAK ka lëshuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar masë sigurise për Dakon, e bashkë me të edhe për 10 ish-zyrtarë të kësaj Bashkie. Shkak akuzohet se është korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës.