Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm

Politika

Taulant Balla është betuar të shtunën si ministri i ri i Brendshëm i qeverisë Rama.

Ceremonia e betimit është zhvilluar në ambientet e Presidencës në praninë e presidentit Bajram Begaj.

Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit u shkarkua pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë, ku të afërmit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan brutalisht dy persona të cilët denoncuan dëmtimet në banesat e tyre nga një gurore në Borizanë.