“Të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushues”, Balla në reagimin e parë si Ministër i Brendshëm

Aktualitet

Taulant Balla, pas dekretimit të sotëm si Ministër i Brendshëm ka reaguar duke përshëndetur operacionin e zhvilluar sot nga Njësia e Policisë Detare, ku u bllokuan 20 mjete lundruese, të cilat ishin pa dokumentacion përkatës, madje disa prej tyre cënonin perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se siguria e pushuesve është prioritet, ndaj do të vijojë puna çdo ditë për verifikimin e mjeteve lundruese në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

“Përgëzime 🧑‍✈️👩‍✈️Njësisë Policore Detare👏 Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushues❗️“, shkroi Balla në Facebook.