Skandali : Pasaporta shqiptare 7 herë më shtrenjtë se Bullgaria, 5 herë më shumë se Spanja dhe Suedia…!

150

Më në fund jemi kampion në Ballkan dhe në Evropë duke zenë vendin e parë përsa i përket çmimit të pasaportës shqiptare.

Skandale të tilla në kurriz të emigrantëve nuk kanë të sosur, ata shihen nga qeveritë shqiptare si një rubinetë çezme…

Por…

Edhe pse jemi një nga vendet më të varfëra në rajon, përsa i përket vlerave të çmimit të pasaportave kemi nga më të shtrenjtat.

Por ja cfarë raporton nga Greqia portali “info-shpejt” lidhur me këtë skandal që i shfrytëzon shqiptarët sikur pasaporta të ishte flori.

Duke i hedhur një sy shifrave që paguhen për këto pasaporat në disa vende të Rajonit, sipas portali “info-shpejt” shikojmë se ato variojnë si më poshtë : Greqi, Itali 130€

Belgjikë, Zvicër 170€

Angli 144£.

Por…

Tjetër pamje kemi në Shqiperi  ku pasaporta kushton 75.000 lekë të vjetra (60 €) dhe leternjoftimi 15.000 (12€) .

Pra kemi një luhatje të madhe nga 100% deri 250 % më lart çmimit të pasaportës Shqiptare, kur dihet që rreth 35% – 40% e shqiptarëve ndodhet jashtë territorit Shqiptar.

Përmëndim çmimet e pasaportave shqiptare, sepse  paguajmë pasaportën 16 euro më shtrenjtë se një shtetas zvicerian (126 €)  kur paga minimale mujore e tij është 3000-4000 Franga Zviceriane, ose 2800-3800 €.

Konkretisht, për të pasur një pamje më të saktë po ju orientojmë me disa vënde dhe pagesat që ata bëjnë për pasaportat e tyre …

Austria 72€ ,

Belgjika 65€,

Bullgaria 19,8€ ,

Qipro (54€ ,

Danimarka 81€ ,

Franca (81€ ,

Gjermania 59€ ,

Polonia (31€ ,

Portugalia 54€ ,

Rusia 69€ ,

Spanja 29€ ,

Suedia 27€ ,

Anglia 84€ ,

Rumania (58€) .

Këto fakte plotësojnë bindshëm mendimin e emigrantit se politika shqiptare e shfrytëzon atë dhe nuk është një aludim.

Mos vallë edhe kjo është shpifje…?