TË PUTH NË HESHTJE

Kulture

 

Poezi nga FATIME KALIMASHI /

Më le t’të puth pak në faqe

Atë nishan të ëmbël mjalt

Lule bukur manushaqe

Që mbi buzë e mban me art

 

Jo s’të puth kurrë dot në buzë

Se kam frikë më bën poet

Më bën varg më shndrron në muzë

Sa herë zëri n’heshtj t’flet

 

Nuk të lë t’ikësh pa gjurmë

Se kjo zemër digjet mall

I kam frikë ëndrrat në gjumë

Mund t’gaboj të puth në ball