Tërmet me magnitudë 6.2 ballë në brigjet jugore të Zelandës së Re

Bota

Një tërmet me magnitudë 6.2 është regjistruar sot në Oqeanin Paqësor, në brigjet jugore të Zelandës së Re, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Lëkundjet ndodhën në orën 05:21 (koha e Greqisë) dhe kishte një thellësi fokale prej 33 kilometrash pranë ishujve Auckland, një arkipelag i vogël dhe praktikisht i pabanuar, rreth 450 kilometra nga ishulli jugor i Zelandës së Re, sqaroi USGS.

Autoritetet e Zelandës së Re nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami dhe nuk raportojnë për viktima apo dëme deri më tani.