8 vite heshtje për vdekjen e 29-vjeçarit Pëllumb Marnikolaj që vdiq në ambientet e policisë në Greqi
U premtua shumë nga shteti shqiptar dhe nga Përfaqësia e Shtetit Shqiptar në Greqi se kjo vdekje do te zbardhej, por këto premtime mbetën të tilla si gjithnjë.
Mediat greke dhe ato shqiptare e kane trajtuar kete vdekje gjithashtu edhe nje dokumentar nga gazetari Aulon Kalaja kushtuar djaloshot lezhian.
Por gjatë tetë viteve deri më sot asnjë veprim konkret…
Më datë 3 gusht 2016, lezhiani Pëllumb Marnikollaj, 29 vjeç paraqitet në komisariatin e Ano Patisias për të dhënë “të pranishmen” e vendosur, siç ishte i detyruar të bënte pas lirimit me kusht. Atje qendron rreth 50 minuta dhe gjen vdekjen me shenja dhune ne trup, aq sa trupi i tij u gjet i hedhur nga dritarja e një dhome te vogel te policise ne Ano Patisja.
Personalisht në këto komisarit të policisë kam pare dhomën ku pretendohet se ai eshte hedhur nga dritarja, bisedova dhe me punonjes te policise, por asnjehere nuk besova kete pretendim nga pamja e dhomës qe nuk te linte shanc per tu hedhur dhe per te gjetur vdekjen.
Tetë vite heshtje dhe premtime edhe pse ne komisariatin e policise ka kamera te cilat jane nje tregues se si vdiq nga torturat i riu lezhian.
Familja e kujton sot ne pervjetorin e tetë
U bënë tetë vite
Që stë kemi parë
Ku je o yll drite
Ku je ti o djalë
Dua të të shoh
Dhe një herë gjallë
Ngriu ti nga varri
Malli na ka marë
Ah kjo ikja tënde
Si Pëllumb i bardhë
Eja ti o trim
Ngriu ti o djalë
Të presin te porta
Nëna me babanë
Me lot e me dhimbje
Motra me vëllanë
Eja biri Nënës
Më thuaj një fjalë
Se pa ty kam vdekur
Dhe pse jam e gjallë.
Deri më sot kemi 15 raste vdekje në komisariatet e policies si dhe 80 të vdekur në burgjet e këtij vendi.
Gjithashtu janë regjistruar edhe 99 vrasje nga policia greke dhe rojet kufitare, bëhet fjalë për emigrantë ql nuk kanë lidhje me krimin.
Mosha me e vogël të vrarë nga policia eshte 13 vjeç dhe më e madhe 64 vjeç.
Me ne fund duhet dikush te shkunde kete pasi familjet presin me padurim perse u vrane dhe humben jeten te dashurit e tyre.