Hekurudha Tiranë-Durrës do të përfundojë brenda vitit 2024. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë disa foto nga punimet e këtij super-projekti.
Rama thotë se koha e udhëtimit nga Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.
“Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024. Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta”, shkroi Rama.