“Tirona Fanatics” nuk përmbahet, çfarë akuzash: Kampionat me V.K.M, fituesi i para-vendosur

Aktualitet


Tirana dështoi të fitonte kampionatin këtë sezon. Edhe pse bardheblutë mbyllën edicionin me pikë të barabarta me Partizanin, këta të fundit morën kampionatin për shkak të ndeshjeve direkte.
\

Nuk ka vonuar shumë postimi në rrjetet sociale nga tifogrupi më i madh i bardhebluve “Tirona Fanatics”, të cilët theksojnë se fituesi ishte para-vendosur.

Postimi:

“’1939-1942-1967-2023’

Te gjitha fjalet lart e poshte neper pazar qe “kurorezonin” morrat prej fillimit te sezonit u finalizuan sot ne serine e fundit te drames se futbollit Shqiptar me shtepi kinematografike prane Rruges Se Elbasanit ne Kryeqytet.

Per shkak te menyres sesi kampionati po zhvillohej jave nga fundi ne refuzuam te besojme ate cka ishte e sigurte dhe e paralajmeruar shume me pare: “Partizani kampion me te gjitha menyrat”

Kridens pleshti, KF Tirana (vetem ne leter) dhe F$HF na serviren serine e rradhes te denje per Netflix!

Penallti e padhene, raste flagrante te humbura apo dhe “nervozizmi” i klubit ishin ato qe dukeshin perciptazi por me shume mundesi jo ajo qe me te vertete ka ndodhur!

Te gjitha instrumentat ishin kunder pervec tifozerise bardheblu!

Asaj tifozerie qe e gjithe kupola e futbollit mafioz te shqiperise apo pseudo portalet e mediat i perulen e i falen sa here ka derbi, sa here ka koreografi per tu hapur apo stadium per tu mbushur!

Asaj tifozerie qe kthehet aq shpejt per ta nga “Aseti me i madh i kampionatit” ne kriminel qe duhet te denohen apo te burgosen pa meshire.

Denimet kolektive per tifozerine bardhe e blu jane qesharake. Instrument i perdorur per te zhvendosur vemendjen nga baltosja qe ju be lojes se futbollit ne Shqiperi.

I bejme thirrje te gjithe aktoreve per reflektim duke e nisur nga ate qe sot mbajne te drejten e stemes me te bukur ne bote por kurrsesi nuk perballojne dot peshen e saj!!!

Sa i perket Kridens pleshtit te gjithe e pane dhe deshmuan masakren qe ky kamikaz beri ne ndeshjen ndaj Bylisit ne Rrogozhine.

E se fundmi serish nje kampionat me V.K.M per klubin e kuq e tifogrupin e 17 majit. Te pakten per disa dicka shkon mire e i tille eshte kthimi dekada mbrapa kur kampionatet i fitonin me te njejtin instrument: Urdherin e diktatorit e njerezve me afer tij. Rezultatet jane te njejta, ndryshojne vitet dhe aktoret. Dikur komunista te fshehur ne kostumin e partizaneve e sot komunista te fshehur ne kostumin e pushtetit!

Ne jemi TIRONA! 29 here KAMPIONE e Shqiperise

NE ISHIM, JEMI DHE DO TE JEMI GJITHMONE DHE VETEM KUNDER TE GJITHVE

POSHTE KOMUNIZMI!”, kanë shkruar Fanatics në rrjetet sociale.

BalkanWeb)