Tragjedi e re në Mesdhe me 90 të vdekur

Bota

Një tragjedi e re ka ndodhur në 24 orët e fundit në Mesdhe, pasi mbi 90 persona kanë humbur jetën në ujërat ndërkombëtare. Ata ishin larguar nga Libia me një varkë të mbipopulluar shumë ditë më parë.

Vetëm katër persona u shpëtuan nga një anije tregtare, e cila ndodhej në zonë. Megjithatë, të katër të mbijetuarit u transportuan përsëri në Libi, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Shoqata Mjekë pa Kufi për mbrojtje dhe kujdes .

Shoqata Mjekë pa Kufi i kërkon Frontex-it dhe aktorëve të tjerë të BE-së në rajon të zbulojnë detajet e kësaj ngjarje tragjike.