TRAGJEDI: VDES FOSHNJA GJASHTË MUAJSHE QË U RRAH NGA NENA E TIJ

Greqi

GREQI /Ngjarrja e rëndë ka ndodhur sot ne mesditë në zonën e Imathias, ku një grua 37-vjeçare punonjëse spitali vrau foshnjën e saj 6 muajshe që e rrahu, në sy të dy vëllezërve të mitur.

Sipas raportimeve. gruaja ndodhej brenda në shtëpi me dy fëmijët e saj 6 dhe 7 vjeç, gjyshërit thirrën sherbimin e ndihmës së shpejtë EKAV dhe foshnja shkoi e vdekur në spital.

Fëmija ka mbërritur në spital dhe nuk ka pasur puls dhe asnjë lloj reagimi, raportojnë mediat vendase.

Siç thanë gjyshërit e tij, vajza e tyre vuan nga depresioni i thellë.

Që nga ai moment u bënë përpjekje mbinjerëzore nga anesteziologët, pediatër dhe i gjithë stafi mjeko-infermieror i spitalit ne Veria për të ringjallur djalin fatkeq. Megjithatë, për fat të keq, tashmë ishte tepër vonë për të shpëtuar fëmijën.