Tragjedia në Somali: Futbollistë të vdekur nga një sulm me bombë (video)

Bota

Një pajisje shpërthyese ka shpërthyer në autobusin që mbante ekipin e kategorisë lokale, Kismayo. Lidhur me këtë ngjarrje të rëndë askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin

Të paktën pesë futbollistë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të premten në portin jugor somalez të Kismayo, konfirmoi një oficer policie.

Mohamed Guled Hassan, zëvendës komandant i forcës policore rajonale Jubalad, i tha Zërit të Amerikës Somali se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vendosur në një autobus që mbante një ekip futbolli lokal.

Bomba “me sa duket ishte vendosur në autobusin që mbante lojtarë të rinj për të parë një turne futbolli, i cili u hap në qytet. “Pesë prej tyre u vranë dhe 12 të tjerë u dërguan në spital,” tha Hassan.