Trishtim në Greqi: Vdiq në spital 20-vjeçari shqiptar pas një aksidenti automobilistik

Greqi

20-vjeçari shqiptar ka humbur sot betejën në një spital të Patrës. I riu ishte transferuar aty rreth një muaj më parë, pas një aksidenti automobilistik në qendër të Nafpaktos.

Ky është 20-vjeçari Simos me origjinë nga Shqipëria, i cili u plagos rëndë në orët e para të 19 shkurtit 2022 në qendër të Nafpaktos. 20-vjeçari  u dërgua me urgjencë me ambulancën e EKAB në Patra, ku u shtrua në spital ku mjekohej deri më sot, por në orën 10 të mëngjesit ai humbi jetën.

Ngushellime familjes.