Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump i ka kërkuar falje serbëve për bombardimin e Jugosllavisë në kohën e luftës së Kosovës.
Trump shihet si favorit nga një pjesë e mirë e serbëve, përfshirë edhe ata me radikalët. Miliarderi ka paralajmëruar një politikë të re për Ballkanin në rast se do të fitonte të jetë në Shtëpinë e Bardhë.
“Bombardimi i serbëve që kanë qenë aleatët tanë në të dyja Luftërat Botërorë ka qenë një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Fatkeqësisht administrata e Clinton u ka shkaktuar dëme dhe tërë Ballkanit që ka krijuar një kaos”, ka thënë Trump për revistën “Nedeljnik” të Beogradit.
Republikani ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë dhe Vladimir Putin, luftën kundër terrorizimit dhe mundësitë e tij që të fitojë. Ai deklaroi se mediat janë kundër tij, por ka ftuar serbët në disa shtete amerikane që në numër nuk janë pak të votojnë për të në zgjedhjet amerikane. / Top Channel