Turqit kundër ministrit grek Kammenou

Rajoni


Ministria e Mbrojtjes së Turqisë i kthen përgjigje mimistrit të Mbrojtjes së Greqisë z. Kammenos si një njeri joserioz pas shprehjes: Diktatori brutal Erdogan kërcënon shtëpinë tonë”.

“Ne dënojmë fuqimisht deklaratat e reja, të pamendueshme dhe të papërgjegjshëm të ministrit të mbrojtjes të Greqisë në një kanal të radios dhe ne po të kthejmë prapa për të njëjtat shprehje për vendin tonë,” u është përgjigjur ministria e Mbrojtjes të Turqisë ministrit grek Kammenos. Në një kohë kur ne jemi duke u përpjekur për të lëvizur për një bashkëpunim konstruktiv me Greqinë mbi çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale, deklarata të tilla kundër vendit tonë janë provokuese dhe kanë për qëllim të dëmtojnë zakonisht këto përpjekje” referohet agjensia “Anadolu” .

Vihet re se ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë z. Kammenos me shprehjet e tij ekstramiste ka provokuar jo pak herë edhe Shqipërinë