U arrestua pranë kufirit greko-shqiptar për 18 litra raki, sekuestrohet mjeti

Greqi

Emigrantët shqiptarë sa herë që kthehen në vendet evropiane marrin me vete nga Shqipëria produkte tradicionale të vendit për konsum familjar, edhe pse kjo është kontrabandë. Shumë herë edhe policia në dogana bën tolerime. Por dje është sekuestrua një mjet si dhe 18 litra raki. Pra shqiptarët duhet të dinë se kjo sasi konsiderohet si nje tregëti dhe në kundërshtim me rregullat doganore.

Një shqiptar është arrestuar mëngjesin e djeshëm në zonën e Janinës nga efektivë të Policisë së Pogonit, i cili akuzohet për shkelje të Kodit Doganor.

Në mënyrë të veçantë, në një kontroll të kryer nga policia është pikasur duke lëvizur nga Shqipëria drejt brendësisë së vendit me një automjet veturë, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar produktet e mëposhtme, të cilat nuk kanë pasur shenja në lidhje me standardizimin dhe pagesën e detyrimeve:

• pije alkoolike (raki ) me peshë -18 litra

• pije alkoolike (verë) me peshë -4 litra dhe 750 gram.

Automjeti i mësipërm u sekuestrua, ndërsa i arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Z. Plimmeliodiki Janinë.