Ulërima mendimesh,
shpeshherë edhe më godasin në zemër.
Era e vjeshtës m’i hedh kujtimet për fytyrë,
ashtu si gjethet e pemës.
Mbijetoj, luftoj, ëndërroj, nuk jetoj;
shqisat më kanë vdekur,
Emocionet hedhin valle,
Por më shumë për të panë
Eh…mendimet qëndrojnë të ulura në karrigen e të pamës.
Shikojnë lulën që vrapova pas saj,
dhe ajo me gjemba më vrau, e kinse tani loton nga malli.
Po sikur ta dinë të tjerët se ajo ishte shkaktar që rrjedhi ky gjak.
Arkivol i bardhë, taman si lëkura e tij, e zbehtë,
pa emocione, gjaku i thithur nga shushunja,
e dashura e tij që bëri këtë fat të zi
Fut
Pranvera Qerimi