Shqipëria – Bukuria e Ballkanit

Kulture Lajme

ballkani i vogelRevista e njohur turke “Skylife” ka publikuar një artikull për Shqipërinë me titull: “Bukuria e Ballkanit: Shqipëria”. Shkrimi mban emrin e gazetares Melek Cevahiroğlu Ömür, e cila ka vizituar vendin tonë dhe më pas ka përshkruar në publikimin e muajit Dhjetor 2014 veçoritë e Shqipërisë nw aspektin kulturor, turistik, historik dhe ekonomik.

“Me natyrën e saj me hije të panumërta jeshile, vijën e bukur bregdetare, trashëgiminë kulturore dhe kuzhinën e shijshme, pa përmendur mundësitë ekonomike, Shqipëria është një vend i vogël me histori për t’u treguar në Adriatik”, thotë gazetarja e “Skylife”.

Një nyje e rëndësishme tregtare në Ballkan

Publikimi nis me përshkrimin e kryeqytetit të vendit tonë, Tiranës, veçoritë kulturore dhe historike të qytetit të Shkodrës, bukuritë e plazheve të Vlorës dhe Durrësit, qytetet muzealë të Shqipërisë të përfshirë në mbrojtjen e UNESCO-s, si Berati, Gjirokastra, apo qyteti i lashtë i Butrintit, pasuritë e veçanta të qytetit të Krujës, që përfshijnë pazarin e vjetër dhe kalanë e Krujës, si dhe muzeun e Skënderbeut.

Në publikimin e revistës “Skylife” përmenden gjithashtu edhe bukuritë e alpeve shqiptare, lumenjve dhe maleve, të cilat mund të shfrytëzohen shumë mirë për turizëm dhe aktivitete sportive.

Në përfundim, revista turke “Skylife” nuk lë pa përmendur edhe avantazhet e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit përsa i përket pozicionit të saj gjeografik dhe tërheqjes së investimeve të huaja, duke e konsideruar vendin tonë si “Tokën në Zhvillim të Ballkanit”.

ballkan i vogel 2“Shqipëria gjendet në udhëkryqet e Evropës falë pozicionit të saj gjeografik. Me një regjim tregtar tërësisht të liberalizuar dhe të hapur ndaj investimeve, vendi është tërheqës për investitorët falë lehtësive fiskale dhe përjashtimeve që ofron në sektorët kyçë. Pervec zhvillimit tw shpejtw tw infrastrukturws nw energji, telekomunikacion dhe transport, popullsia e re nw moshw dhe shumw mirw e edukuar janw faktorwt qw po e kthejnw nw njw nyje tw rwndwsishme rajonale vendin, i cili u rendit i katwrti nw artikullin e New York Times “52 vendet që duhen vizituar gjatw 2014””, thuhet në artikullin e revistës turke “Skylife”