Poezi nga LANDA MOLISHTI /
Vetëm me ty, gjithmonë,
e gjej rrugën e duhur,
Gjithnjë, gëzohem!…
Vetëm me ty,
hapat i shpejtoj,
kurrë, s’kam frkë se rrëzohem.
Vetëm me ty,
ndihem më e fuqishme,
se lisat përballë meje,
Përballë çdo stuhi-rrufeja!
Vetëm me ty, ndihem e plotësuar,
Kur jam me ty,
Nuk më mungon asgjë në këtë botë!…
Vetëm me ty, e për ty!
Sepse, ty je ndriçim i jetës sime!…
Edhe frymën “e kemi ndarë” bashkë,
në këtë jetë me trazime!
Ndaj, dua të jem me ty,
Edhe përtej kësaj jete!…
Kurdoherë, vetëm me ty!