Deklaratat për zjarret që kanë përfshirë Greqinë ka bërë nga Brukseli Kyriakos Mitsotakis i cili theksoi se shqetësimi i parë është mbrojtja e jetës së njerëzve, e cilësoi sot si ditën e parë të vështirë të kësaj vere.
Deklaratat e Mitsotakis në detaje
” Nga Brukseli, ku jam për Bashkimin Evropian – Amerikën Latine dhe Samitin e Karaibeve, vazhdimisht po informohem për ecurinë e zjarreve të mëdha në Atikë, Beoti dhe Korinth.
Shkencëtarët na kishin paralajmëruar se këto ditë do të ishin jashtëzakonisht të vështira për shkak të vapës dhe erërave të forta. Aparati shtetëror po bën të pamundurën për të reaguar me shpejtësi maksimale dhe për të frenuar këto zjarre të mëdha.
Dua t’i kërkoj bashkëqytetarëve tanë që t’i binden udhëzimeve të Mbrojtjes Civile. Shqetësimi ynë i parë, gjithmonë, është mbrojtja e jetës së njeriut, pasuar nga mbrojtja e pronës dhe e mjedisit tonë natyror. Prandaj është shumë e rëndësishme që evakuimet e urdhëruara nga Mbrojtja Civile të kryhen sa më shpejt.
Dua të siguroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të dëmtuar nga këto zjarre se aparati shtetëror menjëherë pas shuarjes së zjarreve do të jetë në gatishmëri të plotë për evidentimin e dëmeve, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të kompensohen me shpejtësinë maksimale të mundshme.
Sot ishte dita e parë vërtet e vështirë e kësaj vere. Është e sigurt që do të vijojnë më shumë. Kemi pasur, kemi dhe do të kemi zjarre, ky është edhe një nga pasojat e krizës klimatike të cilën po e përjetojmë me intensitet në rritje. Basti ynë është se si t’i kufizojmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që dëmet që do të pësojmë të jenë sa më të vogla.