Zgjedhjet në Greqi, regjistohen 48 parti dhe dy koalicione, mes tyre dhe dy kandidatë shqiptarë

Greqi

Regjistrohen 48 parti politike dhe dy koalicione si dhe dy kandidatë të pavarur për zgjedhjet parlamentare në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar  se në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë janë regjistruar për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 21 majit 2023 gjithsej 48 parti, dhe dy koalicione partish dhe kandidatë individualë, më shumë se dyfishi i numrit të zgjedhjeve të fundit kombëtare të vitit 2019. Mes partive greke janë dhe dy kandidatë shqiptarë që garojnë në zgjedhjet e 21 prillit. Fatos Malaj për herë të dytë me PASOK kandidon në zonën A të kryeqytetit Athinë dhe Adiljan Kotzai 31-vjeçar nga brezi i dytë i emigrantëve lindur në Greqi nga Mallakastra që kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.

Afati për dorëzimin e deklaratave për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme nacionale ka skaduar në mesnatë. Kështu, në zgjedhje deklaruan pjesëmarrjen 38 parti, 10 koalicione partiake dhe 2 kandidatë individualë. Krahas faktit se dyfishi i partive kanë paraqitur deklarata për pjesëmarrje, dyfishi i numrit të koalicioneve partiake të paraqitura për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të majit.

Për zgjedhjet  parlamentare të 7 korrikut 2019 , në  Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kishin deklaruar pjesëmarrjen  24 parti dhe koalicione partish. 4 parti dhe koalicione partish ishin shkëputur nga Departamenti Politik i A1-së, ose për shkak të mungesës së dokumenteve të nevojshme, ose për shkak të të drejtës së përdorimit të titullit të partisë, ose edhe për arsye të tjera formale.

Kështu, në vitin 2019 morën pjesë në zgjedhje 20 parti dhe koalicione partish, ndërsa për 2023 numri i tyre është dyfishuar. megjithkëtë 21 maji është një festë për demokracinë e vendit ku populli do votojë me ndergjegje dhe personalitet, pa marrë parasysh si në Shqipëri thasë me miell.